Kur Donald Trump të dorëzohet të enjten (23 gusht) për t’u përballur me akuzat se tentoi të manipulojë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, ai do ta bëjë këtë në një burg të Atlantës, ku kushtet janë aq të këqija, sa edhe Departamenti i Drejtësisë po heton.
Ish-presidenti 77-vjeçar dhe 18 të pandehurit në çështjen e mashtrimit zgjedhor do të regjistrohen në burgun e Qarkut Fulton, i njohur edhe si burgu Rice Street.
Sipas procedurës standarde, i pandehuri duhet të japë shenjat e gishtave dhe të fotografohet para se gjykata të nxjerrë detyrimin financiar për lirim – e cila në rastin e Trump është vendosur në 200 mijë dollarë.
Sherifi i Qarkut Fulton, Pat Labat, u tha gazetarëve këtë muaj se kur “nuk ka rëndësi statusi” dhe se çdo person fotografohet kur paraqitet si i pandehur në komisariat.
Trump, që kryeson edhe listën e të nominuarve republikanë për presidencën e vitit 2024, bashkë me të pandehurit e tjerë kanë kohë deri të premten në mesditë për t’u dorëzuar vullnetarisht me akuzën se komplotuan për të manipuluar rezultatin zgjedhor ndaj presidentit Joe Biden në Georgia (Xhorxha).
Pa siguri, pa kushte sanitare
Në muajin korrik, Departamenti i Drejtësisë nisi një hetim për kushtet e burgut të Qarkut Fulton, ku vitet e fundit kanë vdekur disa të arrestuar.
Prokurori Merrick Garland tha se hetimi ishte ka nisur “bazuar në pretendime serioze se në burg ka kushte jetese të pasigurta, josanitare”.
“Pretendimeve të fundit se godina është e mbushur me insekte, ka dhunë të shfrenuar që ka rezultuar në vdekje dhe plagosje dhe se oficerët përdorin forcë të tepruar, janë arsye shqetësuese dhe kërkojnë një hetim të plotë,” shtoi prokurori Ryan Buchanan.
Sipas “Atlanta Journal-Constitution”, burgu aktualisht strehon më shumë se 2 500 të burgosur, dyfishin e numrit të parashikuar në vitin 1989.
Në burg humbën jetën pesëmbëdhjetë të burgosur vitin e kaluar, sipas gazetës, dhe janë raportuar katër vdekje vetëm në pesë javët e fundit.
Gjykatësi Scott McAfee, i cili po kryeson çështjen, do të vendosë nëse Trump duhet të thirret personalisht për të marrë akuzën apo nga interneti.
Fani Willis, avokati i Qarkut Fulton i cili ka nisur çështjen, ka kërkuar që thirrja të bëhet gjatë javës së pestë të shtatorit dhe gjyqi të fillojë më 4 mars 2024.
Disa nga personat e tjerë që përballen me akuza për komplotin e supozuar në shtetin e Xhorxhas janë ish-avokati personal i Trump, Rudy Giuliani, dhe shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows. /AFP