India po kërkon të shkruajë histori me misionin që do të ndërmarrë këtë të mërkurë (23 gusht) në Hënë. India do tentojë gjatë ditës së sotme të ulë Chandrayaan-3 pranë polit jugor të Hënës.
Një nga qëllimet e këtij misioni është gjetja e akullit, për të cilin shkencëtarët thonë se mund të mbështesë banimin e njerëzve në Hënë në të ardhmen.
Përpjekja e Indisë vjen vetëm disa ditë pasi avioni rus Luna-25 u rrëzua ndërsa përpiqej të realizonte të njëjtin mision.
Përpjekja e Indisë për të ulur misionin e saj Chandrayaan-2 pranë polit jugor në vitin 2019 ishte e pasuksesshme. Kështu që të gjithë sytë janë tani tek Chandrayaan-3.
Anija kozmike me një orbitë, tokëzues dhe një rover u ngrit më 14 korrik nga qendra hapësinore Sriharikota në Indinë jugore.
Landeri, i quajtur Vikram sipas themeluesit të Organizatës Indiane të Kërkimit Hapësinor (Isro), Vikram Sarabhai, mban brenda barkut roverin 26 kg të quajtur Pragyaan.
Shefi i Isro, Sreedhara Panicker Somanath ka thënë se ka besim se Chandrayaan-3 do të bëjë një ulje të suksesshme të butë.
Ai tha se ata kishin studiuar me kujdes të dhënat nga përplasja e Chandrayaan-2 dhe kishin kryer ushtrime simulimi për të rregulluar defektet.