Trashëgimtarja e familjes Rockefeller pushime në Mykonos, Ariana fotografohet teksa shëtit në ishullin grek

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndër personazhet e famshëm që zgjodhën Mykonos për pushimet verore, ishte edhe trashëgimtarja e artë e familjes Rockefeller, Ariana.

Stërmbesa 41-vjeçare e John D. Rockefeller, e cila dikur ishte njeriu më i pasur në botë dhe ka themeluar industrinë e naftës “Standard Oil”, merret me fushën e modelingut dhe është gjithashtu një kalorëse amator.

Rockefeller viziton pothuajse çdo vit ishullin e erërave dhe tregon një preferencë të veçantë për Mykonos për pushimet e saj verore.

Ajo është kapur duke shëtitur rrugëve të ishullit, e veshur me një fustan të gjatë blu të hapur dhe duke buzëqeshur para kamerës.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Trashëgimtarja ka ndarë edhe në llogarinë personale në Instagram disa foto të saj nga pushimet në ishull.

Në vitin 2022, Rockefeller kishte vizituar Athinën dhe kishte marrë pjesë si i ftuar nderi në një event të modës së lartë nga stilisti Vassilis Zoulias, i quajtur “The Swans”.

Share This Article