ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale 15 hours ago
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike 16 hours ago
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë 17 hours ago
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision 17 hours ago
Rubin në Hagë: Hetimet për vrasje nga UÇK-ja nuk u vërtetuan kurrë, shumë nga akuzat janë të fabrikuara 20 hours ago
Next
Prev
Home Albania

BE ‘rrëzon’ Athinën për çështjen ‘Beleri’! Zëdhënësja e KE për gazetarin Ermal Qori: Nuk ndërhyjmë në çështjet në hetim nga drejtësia shqiptare

albnews by albnews
24 August, 2023
in Albania, Technologji
0
BE ‘rrëzon’ Athinën për çështjen ‘Beleri’! Zëdhënësja e KE për gazetarin Ermal Qori: Nuk ndërhyjmë në çështjet në hetim nga drejtësia shqiptare
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Ermal Qori

Reagimet  ‘kërcënuese’ të Athinës, për bllokim të fondeve dhe rrugës së shqipërisë drejt BE, janë hedhur poshtë nga Bashkimi Europian. Në reagimin ekskluziv për Report TV, një zyrtar i lartë i BE-së, i tha gazetarit Ermal Qori se Bashkimi Europian nuk ndërhyn në çështjet e drejtësisë shqiptare, që në rastin konkret bëhet fjalë për Fredi Belerin i arrestuar për zgjedhjet e 14 majit, pasi u përfshi në skemën e blerjes se votës, 50 euro secila.

RelatedPosts

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Të përfituara nga trafiku i drogës, sekuestrohen 57 pasuri të një personi në Durrës

Si u ndërtua Durrësi nën tokë, historia e panjohur e qytetit bregdetar që u projektua nga regjimi komunist

“Ne po vazhdojmë të ndjekim zhvillimet, por ne nuk komentojmë çështjet që janë nën hetim. Ndryshe nga vendi fqinj, zyrtari i BE-së i tha Report Tv se kishte një thirrje për organet e drejtësisë.

“Ne bëjmë thirrje dhe të sigurohemi që procesi të mbahet në mënyrë të duhur.”

Referuar deklaratës, zyrtarët e lartë të Unionit mbajnë në monitorim të gjitha zhvillimet e fundit politike në vend, ndërsa pak ditë më parë, qeveria greke kërcënoi nëpërmjet Ministrit të Punës se do të bëhet pengesë për  integrimin e Shqipërisë në BE.

“Shqipëria do të harrojë paratë nga Europa nëse Fredi Beleri nuk betohet si kryebashkiaku i Himarës. Shqipëria do paguajë çmim shumë të lartë nëse vazhdon të shkelë të drejtat e grekëve” tha Adonis Georgiadis

Më herët, pas protestës së organizuar në Himarë, kryeministri Edi Rama reagoi duke kërkuar nga përfaqësuesit e Athinës t’i binden ligjit.

“Ky hap i hedhur si këmba e elefantit në një dyqan qelqurinash, mund të sjellë pasojën regresive të rindezjes së flamës së nacionalizmit, e të ndjenjave negative reciproke që ajo flamë lind në shtresa të keqinformuara e në grupe të caktuara ekstremistësh, të cilët i mezipresin këto raste me bidon benzine në dorë, gjë që as nuk e dyshoj një sekondë se jo vetëm unë dhe qeveria shqiptare, po as kryeministri dhe qeveria greke nuk e dëshirojnë hiç asfare.”

Qëndrimi i Belerit në burg i pamundëson atij betimit. Sipas ligjit shqiptar, nëse Beleri nuk betohet brenda një afati 3 mujor, pas konstituimit të Këshillit Bashkiak, atëherë qeveria shqiptare ka të drejtën për ta shkarkuar. Këshilli u konstituua me 27 qershor, që do të thotë afati maksimal i Belerit për betimin është 27 shtatori. Kjo çeshtje është kthyer në teme e nxehtë mes Greqisë dhe Shqipërisë, deklaroi Rama.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

15 September, 2025
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

15 September, 2025
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

15 September, 2025
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result