Junta e Nigerit urdhëroi ambasadorin francez në Niamey që të largohej nga vendi brenda 48 orëve, sipas Ministrisë së Jashtme të Nigerit. Në një deklaratë të publikuar nga transmetuesi shtetëror ORTN, Ministria e Jashtme e Nigerit tha se ambasadori Sylvain Itte kishte refuzuar të merrte pjesë në një takim të planifikuar me ministrin e jashtëm të vendit.
Ministria tha se autoritetet e nigerit kishin tërhequr kredencialet e Itte në dritën e refuzimit, duke përmendur gjithashtu “veprime të tjera nga qeveria franceze që janë kundër interesit të Nigerit”.
“Franca nuk e ka marrë parasysh kërkesën e puçistëve”,- tha Ministria e Jashtme franceze për AFP.
“Puçistët nuk kanë autoritetin për ta bërë këtë kërkesë. Miratimi i ambasadorit vjen vetëm nga autoritetet legjitime, të zgjedhura të Nigerit”,- tha ministria.
Nga ana tjetër, Departamenti Amerikan i Shtetit tha në një deklaratë se nga Ministria e Punëve të Jashtme të Nigerit kishte “imazhe letrash që qarkullonin në internet që bënin thirrje për largimin e personelit diplomatik amerikan”.
Zyrtarët e Nigeit thanë se këto thirrje “nuk janë bërë nga ministria” dhe se “asnjë kërkesë e tillë nuk i është bërë qeverisë amerikane”. CNN