Pas pjesëmarrjes së saj në edicionin e dytë të “BigBrother VIP”, Olta Gixhari është kthyer një ndër emrat më të përfolur përgjatë muajve të fundit, ku vëmendja e fansave është plotësisht tek ajo.
E së fundmi, ish-banorja ka realizuar një ‘ask me question’ ku ndjekësit i kanë drejtuar pyetje nga më të ndryshmet dhe Ola nuk ka ngurruar së kthyeri përgjigje. E një ndër pyetjet më të shpeshta që i është bërë aktores së fundmi është nëse ka dëshirë që të bëhet nënë për herë të dytë.
“A je në pritje të ëmbël”– e ka pyetur ndjekësi/ja, ndërsa aktorja është përgjigjur:
“Edhe po të jem nuk do e tregoj”.
Kujtojmë se më parë, Olta është shprehur se ka në plan ta zgjerojë familjen e saj, teksa ka shprehur dhe dëshirën për të pasur një vajzë.