ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale 11 hours ago
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike 13 hours ago
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë 13 hours ago
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision 13 hours ago
Rubin në Hagë: Hetimet për vrasje nga UÇK-ja nuk u vërtetuan kurrë, shumë nga akuzat janë të fabrikuara 16 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Technologji

Tragjeditë në Mesdhe nuk reshtin, kontranda nuk stepet, përdorimi i varkave të vjetra ul kostot, por…

albnews by albnews
27 August, 2023
in Technologji
0
Tragjeditë në Mesdhe nuk reshtin, kontranda nuk stepet, përdorimi i varkave të vjetra ul kostot, por…
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Përpara ishullit grek Mykonos është batuar një varkë me refugjatë. Si pasojë tre vetë humbën jetën dhe të paktën dymbëdhjetë të tjerë konsiderohen të humbur, sikurse njoftoi truproja bregdetare greke. Sipas këtyre informacioneve në detin Egje u gjetën trupat e dy grave dhe një burri të mbytur. Dy burra të tjerë një sirian dhe një palestinez kanë mundur të shpëtohen. Sipas të dhënave të dy të shpëtuarve në barkë kishin qenë rreth 17 persona.

Helikopterë dhe anije të truprojës bregdetare si dhe anijet në lundrim përreth kësaj zone po vazhdojnë aksionin e kërkimit, deklaroi truproja bregdetare. Migrantët duhet të kenë nisur lundrimin drejt Perëndimitditën e enjte (25.08.2023) nga brigjet turke të Egjeut.

RelatedPosts

Hapet Ekspozita Botërore e Industrisë Inteligjente 2025

Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë

SHBA/ Pas vetëvra*jes së 16-vjeçarit, OpenAI shton mjete kontrolli prindëror tek ChatGPT

Tragjeditë pasojnë njëra-tjetrën në Mesdhe

Një varkë e dëmtuar, e mbingarkuar me njerëz në Mesdhe. Imazhet të tilla janë bërë të zakonshme në dekadën e fundit – ndërsa lista e mbytjeve masive tragjike vazhdon të rritet. Kur qindra – mijëra njerëz përpiqen dëshpërimisht çdo vit të kalojnë në mënyrë të paligjshme drejt Evropës, ata mbështeten tek kontrabandistët e emigrantëve.

E gjitha ka të bëjë me paranë, bëhet fjalë për shumë para. Secili emigrant që synon vendet perëndimore paguan për realizimin e ëndrrës për një jetë më të mirë. Kontrabandistët i ngarkojnë njerëzit për mijëra euro për të realizuar këtë qëllim. Mbushja e varkave do të thotë më shumë fitim.

Pse kaq shumë njerëz, në varka të vjetra? Ç’bëjnë këta kontrabandistë dhe pse?

Përdorimi i varkave të vjetra ul kostot. Të ardhurat nga një udhëtim i vetëm mund të arrijnë në miliona. Shumë nga ata që bëjnë punën e pistë të kontrabandës janë vetë emigrantë. Por pjesa më e madhe e parave përfundon në duart e bandave kriminale ndërkombëtare. Sa para? E pamundur të thuhet saktësisht – por agjencitë policore evropiane i vlerësojnë të ardhurat nga kontrabanda 3 deri në 6 miliardë euro në vit. Kjo bazohet në dhjetëra mijëra njerëz që paguajnë mesatarisht 2500 euro për person. Disa paguajnë shumë më tepër – deri në 7000 euro secili.

Kalimi është vetëm një pjesë e enigmës. Kontrabandistët ofrojnë një sërë shërbimesh të paligjshme para dhe pas udhëtimit – të gjitha me çmime jashtëzakonisht të larta. Rrezikun e marrin përsipër pasagjerët – kontrabandistët kapen shumë rrallë.

Për shumë emigrantë, udhëtimi mund të fillojë me dokumente false. Më tej pason një kalim i vështirë në shkretëtirë. Në kohën kur njerëzit arrijnë në fazën tjetër – ata shpesh kanë mbetur pa para. Kriminelët i shfrytëzojnë ndërsa ata përpiqen të kursejnë para për të vazhduar udhëtimin e tyre.

Kontrabanda është fitimprurëse pikërisht sepse është e paligjshme

Disa emigrantë që kalojnë, ose që marrin rrugën tokësore përmes Turqisë dhe Evropës Juglindoret, futen në kamionë pa ajrosje. Ata rrezikojnë të mbeten pa oksigjen, ndërkohë që kontrabandistët i kalojnë përmes kufijve. Shumë vende në rajon kanë vendosur gardhe dhe patrullojnë nëpër kufijtë e tyre për të mbajtur jashtë emigrantët.

Personat që kalojnë me kontrabandistë nuk kanë asnjë mundësi ligjore për të emigruar, nëse do ta bënin këtë, ata mund të merrnin një fluturim për disa qindra euro, që zgjat vetëm disa orë. Në vend të kësaj, ata paguajnë mijëraeuro për një udhëtim që zgjat me javë ose më shumë dhe që u kushton shumë njerëzve edhe jetën e tyre.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

15 September, 2025
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

15 September, 2025
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

15 September, 2025
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result