Kosova zhvillon stërvitjen e parë në Çeki

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas mbërritjen në Republikën e Çekisë, Kombëtarja e Kosovës sonte në mbrëmje ka zhvilluar stërvitjen e parë.

Stërvitja u mbajt në fushën e stadiumit “Struncovy Sady”, aty ku 24 orë më vonë Kosova do të ndeshet me nikoqirin, Republikën Çeke, në përpjekje për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.

Në konferencën e mbajtur në pasditen e sotme në Plzen të Çekisë, trajneri Bernard Challandes Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes u shpreh se Kosova është gati për ndeshjen ndaj Republikës Çeke.

“Natyrisht që jemi të gatshëm për këtë ndeshje dhe nëse nuk do të ishim të gatshëm duhet të qëndronim në Prishtinë dhe jo të udhëtonim për këtu. Mungesa e Muriqit është problem i madh, nuk kemi lojtarë që do të mund ta zëvendësoj Muriqin, por e rëndësishme është që të luajmë si skuadër”, tha fillimisht  Challandes.

Për fitoren e Çekisë ndaj Anglisë, zvicerani tha se  nuk ka qenë befasi për të duke ditur edhe cilësitë e kombëtares çeke.

Share This Article