Kreshnik Spahiu: Në Kukës s’ka opozitë për bashkinë, PS do fitojë zgjedhjet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreshnik Spahiu bëri një parashikim mbi zgjedhjet e pjesshme në Kukës. Sipas tij, këto zgjedhje do t’i fitojë Partia Socialiste.

“Mendoj që në bashkinë e Kukësit nuk ka garë. Partia Socialiste garon me veten duke qenë se kemi përballë një opozitë inekzistente në çdo format dhe partitë e reja politike nuk kanë shpallur kandidatë”, tha Spahiu.

Sipas tij, kemi një parti që thjesht është grupimi i Sali Berishës që i ka hapur krahun PS-së.Spahiu tha se në përballjen me opozitën e dikurshme, Kukësin do ta fitonte opozita dhe PS do humbte, pasi zgjedhjet po mbahen për shkak skandalit të kandidatit Gjici dhe votat duhet t’u humbasin socialistëve dhe jo krahut opozitar.

Share This Article