Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, bëri një hyrje spektakolare në Festivalin e Filmit në Venecia të enjten. Ajo u shfaq e veshur me fustan kuq e zi dhe përshëndeste me duar nga varka.
32-vjeçarja edhe këtë herë nuk kaloi pa tërhequr vëmendjen e publikut, duke mos shpëtuar as dhe një moment nga “syri” i paparacëve.
Kujtojmë që Festivali i 80-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia organizohet nga La Biennale di Venezia dhe drejtohet nga Alberto Barbera.