114 vjet më parë në qytetin e Elbasanit u zhvillua një nga ngjarjet më të shënuara të historisë së arsimit dhe kulturës shqiptare. “Kongresi i Elbasanit” është përkujtuar sot, në ditën kur nisi punimet, me përfaqësues nga trevat shqiptare dhe shqipfolëse, ku u vendos edhe për hapjen e Shkollës Normale të Elbasanit e cila përgatiti mësues për gjithë vendin dhe zhvilloi arsimin kombëtar.
Këtë ngjarje të rëndësishme për qytetin e Elbasanit dhe gjithë Shqipërinë, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi e ka përkujtuar përmes një mesazhi në rrjete sociale, ku e cilëson Kongresin e Elbasanit një gur themeli në historinë e arsimit, gjuhës dhe kulturës shqiptare.
“Mirënjohëse që sot Elbasani vazhdon të ruajë traditën shekullore në fushën e arsimit dhe kulturës.
U përulemi me respekt të gjithë atyre patriotëve që morën pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme të historisë shqiptare.” – shprehet ministrja.
POSTIMI I PLOTË I MINISTRES KUSHI
🇦🇱🏛 114 VITE KONGRESI I ELBASANIT 📖✍️
Një gur themeli i historisë së arsimit, gjuhës dhe kulturës shqiptare.
Mirënjohëse që sot Elbasani vazhdon të ruajë traditën shekullore në fushën e arsimit dhe kulturës. 🇦🇱
U përulemi me respekt 🙏 të gjithë atyre patriotëve që morën pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme të historisë shqiptare.
#MIRËNJOHJE