Meriton Korenica nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Ballkanit, me lajmin që e ka komunikuar vetë klubi kampion i Kosovës.
Mesfushori 26-vjeçar ishte një nga më të mirët në skuadrën e Dajës, e cila arriti për vitin e dytë radhazi në grupet e Ligës së Konferencës.
Ai tashmë do të vazhdojë një aventurë të re në Turqi te skuadra e Manisës, aty ku është drejtor sportiv Nderim Nexhipi.