ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm 1 hour ago
Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji 1 hour ago
Titujt e Gazetave në UK 1 hour ago
BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim 1 hour ago
Guvernatori i Oklahomës fal të dënuarin me vdekje pak para injektimit 1 hour ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Drejtësia e vjeshtës, politika dhe krimi në rrjetën e SPAK-ut

albnews by albnews
4 September, 2023
in Shqiperia
0
Drejtësia e vjeshtës, politika dhe krimi në rrjetën e SPAK-ut
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shtatori është muaj shumë i rëndësishëm për Prokurorinë dhe Gjykatën e  Posaçme. Kjo për shkak të dosjeve hetimore të hapura gjatë stinës së nxehtë që lamë pas. Ndonëse duhet të ishte një muaj frymëmarrjeje , gushti nuk kaloi i tillë për prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët GJKKO.

Dy dosje të rëndësishme e trazuan si krimin ashtu edhe politikën. Fillimisht ishte operacioni “Metamorfoza”. Çkodimi  i një aplikacioni që gjerësisht përdorej nga njerëz të krimit, çoi në zbardhjen e  disa ngjarjeve të renda . Aty flitej për eleminime të kundërshtarëve, atentate të pa përfunduara, prishje të provave në bashkëpunim me policë, deri tek pagesat për të ndërhyrë në drejtësi. Në rrjetën e SPAK-ut ranë 15 persona mes tyre vrasës të dyshuar me pagesë,  një biznesmen, shefi i operacionales, Oltion Bistri dhe prokuroiri i Kukësit, Xhevahir Lika.

RelatedPosts

Për herë të parë takim bilateral mes qeverisë shqiptare dhe italiane, çfarë nuk u pa në mbledhjen e mbajtur në Romë

“Çfarë bashkëkryetari je ti”? Telefonata e tensionuar nga Roma, kujt po i bërtet kryeministri Edi Rama?

“Nuk do ketë nevojë t’i tërheqë veshin Kyriakos…”, Rama: Në 2028, kur Italia do ketë kryesinë e BE dhe Giorgia do kryesojë negociatat

Një tjetër dosje që shkaktoi zhurmë ishte ajo e sterilizimit. Është kallëzimi i parë  që iu drejtua SPAK-ut kur kjo strukturë nisi punën. Pas 3 vitesh hetimi, prokurori, Edvin Kondili, i kërkoi Gjykatës së Posaçme arrestimin e 2 personave, ish- zëvendës ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, dhe biznesmeni i koncensionit, Ilir Rrapaj, ndërsa me masë më të lehta si “arrest në shtëpi” apo “detyrim paraqitjeje” për 6 persona të tjerë, pjestarë të komisionit të ofertave.

Ky i fundit u ripyet nga prokurorët e posaçëm, ndërsa portën  e SPAk-ut pritet ta kalojë gjatë këtij muaji edhe njëherë, ilir Beqaj. Atij do ti duhet të shpjegojë njohjet me biznesmenin që përfitoi koncensionin me vlerë afro 100 milionë euro.

Por muaji shtator vijon edhe me dosjet që janë në proces gjykimi. Më 6 shtator avokatëve të ish- ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, do tu duhet të parashtrojnë mbrojtjen pasi SPAK ka kërkuar dënimin e tij me 10 vite burg. Një tjetër ish zyrtar për të cilin kërkohet dënimi me 7 vite burg në të njëjtën aferë të inceneratorit të Fierit, është edhe ish- deputeti, Alqi Bllako.

Dy ish- zyrtarët do të jenë protagonistë edhe një javë më pas ku pritet të shpallet vendimi për aferën e inceneratorit të Elbasanit. Në pretencën e  prokurorisë kërkohet dënimi me nga 10 vite burg, si për Kokën ashtu edhe Bllakon.

Në proces gjykimi është edhe ish- minsitri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Dosja “Gërdeci” u rihap pas 12 vitesh. Ish- ministri akuzohet dy herë për shpërdorim detyre në ngjarjen tragjike që shkaktoi vdekjen e 26 personave. Seanca e radhës ndaj tij është parashikuar më 8 shtator.

Ky do të jetë sezon i mbingarkuar për drejtësinë pasi, siç mund ta shikojmë edhe nga tabela, lista me emra VIP është e gjatë. Katër ish- kryebashkaikë, një tjetër i zgjedhur, një ish- ministër, vartësi i tij dhe një ish- zëvendës ministër ndodhen pas hekurave,  ndërkohë në arrati vijon të mbetet ish- zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj .

  • LEFTER KOKA-  ish- ministër
  • ALQI BLLAKO  – ish- deputet
  • ARBEN AHMETAJ- ish- zv. Kryeministër (në arrati)
  • KLODIAN RJEPAJ- ish-zv. minister
  • FATMIR MEDIU- ish- minister
  • VANGJUSH DAKO- ish- kryebashkiak
  • LEFTER ALLA- ish- kryebashkiak
  • FRAN TUCI- ish- kryebashkiak
  • SAFET GJICI- ish- kryebashkiak
  • FREDI BELERI- kryebashkiak i zgjedhur
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm

Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm

14 November, 2025
Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji

Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji

14 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

14 November, 2025
BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim

BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result