Takimi Putin-Erdogan në Soçi, lideri rus: Jemi të hapur për negociatat mbi marrëveshjen e grurit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, kanë nisur bisedimet në qytetin rus të Soçit, në bregun e Detit të Zi.

Në qendër të bisedimeve mes dy liderëve është marrëveshjen e grurit në Detin e  Zi, nga e cila Rusia u tërhoq në korrik. Marrëveshja garantonte kalimin e sigurt të grurit ukrainas nga portet e saj të Detit të Zi.

Lidhur me këtë marrëveshje, sipas CNN, Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia është e gatshme të diskutojë për hapje të negociatave për këtë çështje.

Gjithashtu, sipas palës ruse, do të bisedohet për një propozim nga Moska për të furnizuar Turqinë me 1 milion ton drithë ruse, e cila më pas do të shpërndahet në vendet në nevojë, me ndihmën financiare të Katarit, shkruan CNN.

Pas bisedimeve dypalëshe në Moskë me homologun e tij turk javën e kaluar, ministri i Jashtëm Sergej Lavrov përsëriti se Rusia do të ishte e gatshme të ribashkohej me marrëveshjen e grurit të Detit të Zi sapo të shohë garanci se përfitimet e premtuara për Rusinë do të zbatohen.

Share This Article