Tension te Polonia para ndeshjes me Shqipërinë, Levandovski: Stafi nuk ka personalitet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një situatë e pazakontë vazhdon të jetë te kombëtarja polake, rivali i Shqipërisë më 10 shtator në Tiranë.

Këtë herë ka qenë Robert Levandovski, i cili në një intervistë për “Meczyki.pl” ka thënë: “Për mendimin tim, problemi me stafin është se nuk kanë personalitet. Nuk bëhet fjalë për aftësi thjesht futbollistike, ka të bëjë me personalitete në fushë, që do ta zgjojnë ekipin në momente të caktuara.

Nëse dikush më afrohej në kampin stërvitor dhe më pyeste për diçka, s’ndodhte që t’i përgjigjesha dikujt: ‘Nuk kam kohë’ ose ‘nesër’. E gjeta veten në një moshë ku nuk mund të mendoj për çdo lojtar dhe pothuajse si një fëmijë i vogël t’i ndërroj pelenat kur të ketë mbaruar. Përgjegjësia duhet të mbetet te lojtarët e tjerë. Jo vetëm tek unë”, ka thënë sulmuesi i Barçës.

Share This Article