Shqipëria do të ndeshet me Çekinë në ndeshjen e parë të shtatorit, e vlefshme për fazën kualifikuese të “EURO 2024”. Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti u shpreh në konferencën për mediat se kuqezinjtë do të hynë në fushë për të marrin maksimumin dhe më pas do të mendojnë për Poloninë.
Mund t’ia dalim me Çekinë? – Sigurisht që po. Siç e thatë, grupi sapo është formuar goxha dhe jemi një grup me më shumë eksperiencë, lojtarë të rinj që japin më shumë. Kemi besimin që është 100% te ne. Nëse nuk beson gabon që luan në këto ndeshje. Me Çekinë gjithmonë vendimtare janë tre pikët. Janë pesë ndeshje finale që do të japim maksimumin dhe më pas do të shohim ku do të renditemi.
Këtë herë i kemi marrë masat e luftës në ajër? – Është e drejtë. Çekia ka lojtarë me gjatësi të madhe. Ne sërish do të shohim të bëjmë futbollin tonë. Të bëjmë kujdes në lojën në ajër. Nuk është vetëm lartësia që të ndryshon lojën, është edhe vetvetja. Duhet shumë besim.
Sa është e vështirë të mbash përfaqësimin e Kombëtares? – Me këtë Kombëtare, sa jemi të shpërndarë nga Lugina e Preshevës, nga Kosova, Maqedonia. Sa lojtarë jemi tani, s’ka pasur kurrë. Besoj se çdo të gjithë e dinë se përse jemi këtu. Ka njerëz shumë për të arritur në këtë pikë. Por kur luan për kombin tënd është gjë tjetër që nuk përshkruhet.
Nuk keni qenë në Europianin e 2016… – Besoj që nuk mund të them se motivimin e kam më të madh se të tjerët këtu. Është diçka që kur jam në Kombëtare e kam gjatë gjithë kohës. Shpresoj që të kualifikohemi në Euopian. Edhe atëherë kam luajtur, por nuk u grumbullova në Europian. Janë gjëra që mund t’i arrijmë, që mbeten në histori.
Sa ndihet pesha e përgjegjësisë? – Pesha sigurisht që ndihet. Çdo karakter është ndryshe. Ndonjëri e përjeton shumë më fortë, sepse kanë luajtur në presion me klubet ku kanë luajtur, mund të përballen shumë mirë. unë besoj se mund të përballem në këto ndeshje. Ka dhe lojtarë të tjerë që e dinë vlerën e kësaj loje dhe e dinë se duhet të përballen me këtë presion.
Është më e lehtë të përballesh me Çekinë pa Patrik Shik? – Forca e Çekisë nuk është individualiteti. Është ekipi që ka një forcë të lartë me lojtarët që luajnë në skuadra të mëdha. Unë e njoh Patrik Shik, është një lojtar shumë i fortë. Besoj se do rikthehet shumë më i fortë edhe ai. Por Çekia mbetet një skuadër shumë e fortë dhe favorit për t’u kualifikuar.
Një fitore këtu dhe barazim me Poloninë apo e kundërta? – Të shikojmë nesër. Varet siç ecën ndeshja. Janë dy ndeshje të ndryshme. Mendojmë vetëm për këtë ndeshje me Çekinë, pastaj kemi tre ditë kohë. Fokusimi është te ndeshja e nesërme më pas të shohim.