Kualifikueset e “EURO 2024” dhuruan shumë gola dhe emocione, me pretendentët që nuk gabuan.
Në Grupin E Shqipëria barazoi në transfertë me Çekinë, që e mban gjallë ëndrrën e kuqezinjve për të shkuar në Gjermani, teksa po në këtë grup, Levandovski shpëtoi Poloninë kundër Ishujve Faroe me dy gola.
Në Grupin B Franca mundi Irlandën me rezultatin 2-0, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit, teksa Holanda mundi 3-0 Greqinë dhe i mori vendin e dytë.
Serbia u përmbys në shtëpi nga Hungaria në sfidën e vlefshme në Grupin G, teksa në Grupin H, Danimarka mundi me 4 gola San Marinon dhe Sllovenia mundi 4-2 Irlandën e Veriut, duke rihapur çdo llogari.