Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, prej muajsh ka konfirmuar lidhjen me masazherin afrikan, Mickey Neblett.
Çifti po shijojnë çdo moment me njëri-tjetrin, ndërsa gjatë kësaj kohe Neblett ndodhet në Shqipëri.
Ata po shijojnë disa ditë të mira pushimi në Dhërmi, ndërkohë që nuk kanë munguar me disa imazhe të përbashkëta.
Ka qenë artistja e famshme që ka ndarë një imazh përkrah të dashurit në InstaStory.
Megjithatë, krijuesja e hitit “Suavele” ia ka mbuluar fytyrën me një zemër të madhe ngjyrë kafe.
Pavarësisht se morën kritika të shumta për romancën e tyre, ata nuk po ngurrojnë që të shfaqin dashurinë publikisht.
Enca ndryshe këtë kohë ka sjell dhe një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin, i cili u prit mirë nga fansat e publiku.