“S’ka nevojë të shpikim rrotën”- Përfaqësuesi nga “Diaspora Shqipëria e Lirë” tregon si do mundësohet vota e emigrantëve: Ja si duhet vepruar për të mos tjetërsuar vullnetin

albnews
By
1 Min Read

Nador Bakalli, përfaqësuesi i “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” tha në Panorama TV se për të mundësuar votën e emigrantëve nuk ka nevojë të shpiket rrota.

Ai tregoi se mënyra më e thjeshtë për të mundësuar votën është sistemi që ka Kosova.

Ndërsa i pyetur se çfarë duhet bërë për të mos u tjetërsuar vota, Bakalli tha se një nga mënyrat është që vota mos të sillet në Shqipëri, por të numërohet në vendin ku do votohet.

Pyetje: Si do bëhet votimi?

Bakalli: Kemi vite që e kemi studiuar këtë proces, nuk ka nevojë të shpikim as rrotën.

Mënyra më e thjeshtë është sistemi i Kosovës. Ka elemente nga sisteme të tjera, si ai i Kroacisë, Italisë apo një pjesë e Francës që mundësojnë që vota të numërohet tek vendi ku është hedhur. Kjo përben avantazh për ne.

Pyetje: Rrezikohet të tjetërsohet vota?

Bakalli: Rreziku nuk mund të përjashtohet, por ka disa mënyra të cilat e ulin rrezikun e tjetërsimit të votës. Një nga ato është që vota të mos bëjë xhiro me avion, por të numërohet tek vendi ku është hedhur

Share This Article