Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar të martën se katër çështjet penale ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump janë të motivuara politikisht.
“Gjithçka që po ndodh me Trump është persekutim për arsye politike të rivalit të tij politik,” tha Putin në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok , raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Ria Novosti.
Putin tha se dosjet kundër ish-presidentit amerikan tregojnë “kalbësinë e sistemit politik amerikan, i cili nuk mund të pretendojë se u mëson të tjerëve për demokracinë”.
Në të njëjtën deklaratë, Putin lavdëroi sipërmarrësin miliarder Elon Musk, të cilin ai e përshkroi si një “biznesmen aktiv, të talentuar” dhe “një person të jashtëzakonshëm”.
Ditët e fundit, Musk ka qenë nën kritika për pengimin e një sulmi të planifikuar me dron ukrainas në Krimenë e pushtuar nga Rusia.