Ndeshja Shqipëri-Poloni nuk kaloi pa incidente. Tensioni dhe përplasja para nisjes së takimit, ka rezultuar me rreth 30 stola të thyer në sektorin e tifozëve polakë të cilët u përplasën fizikisht edhe me policinë.
Ndërkohë që gjatë takimit ata përdorën edhe flakadanë. Sa i përket tifozëve kuqezi që ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit, pavarësisht spektaklit të krijuar gjatë 90 minutave dhe mbështetjes maksimale, hedhja e disa flakadanëve në fushë që në minutën e parë të ndeshjes, do t’i kushtojë një gjobë FSHF-së.
Kujtojmë që në përballjen e vitit 2021, incidentet që ndodhën i kushtuan një gjobë prej 170 mijë frangash Federatës Shqiptare të Futbollit.