Znj. Evis Kushi i dorëzoi detyrën e Ministres së Arsimit dhe Sportit znj. Ogerta Manastirliu me një ceremoni simbolike në prani të zv. Kryeministres znj. Belinda Balluku.
Znj. Kushi ka ndarë në rrjete sociale foto nga momentet e dorëzimit të detyrës, shoqëruar edhe me një mesazh falënderimi ndaj punonjësve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për punën dhe rezultatet e arritura në fushën e arsimit.
POSTIMI I PLOTË I ZNJ. EVIS KUSHI
Sot përmbylla angazhimin më sfidues të karrierës sime, duke falënderuar 🙏 me mirënjohje të gjithë kolegët e nderuar të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, me të cilët punuam përgjatë tre viteve dhe pavarësisht sfidave të vështira, arritëm shumë rezultate pozitive në interes të nxënësve, studentëve, mësuesve, pedagogëve, sportistëve dhe familjeve 🇦🇱 shqiptare.
Së bashku me Zv.Kryeministren Belinda Balluku i uruam shumë suksese mikes sonë Ogerta Manastirliu, me besimin e plotë për të vijuar më tej e më shpejt në rrugën e reformave dhe projekteve të nisura.