“Të kaltërit” e Italisë kanë arritur më në fund të mbyllin ecurinë negative, teksa mbrëmjen e kësaj të marte mundën me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, Ukrainën, në përballjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit Euro 2024.
Të tre golat e shënuara në “San Siro” erdhën që në pjesën e parë, me “fantazistin” e Kombëtares së Italisë, Davide Frattesi, i cili shënoi një dopjetë në minutat 12’ e 29’ të sfidës, duke i dhënë vendasve avantazhin e dyfishtë. Mirëpo, pjesa e parë nuk mbaroi me kaq, pasi “bomberi” Andriy Yarmolenko përfiton nga një gafë e mbrojtjes italiane, duke “vulosur” rezultatin përfundimtar, 2 me 1, në minutën e 41’-të të sfidës.
Me këtë fitore, Italia ngjitet në vendin e 2-të të grupit C, me 7 pikë, po aq sa Ukraina e vendit të 3-të. Në përballjen e radhës, Italia do të presë në “shtëpi” Maltën, ndërsa Ukraina do të përballet me Maqedoninë e Veriut.
SHIKONI GOLAT:
Goli i Davide Frattesi, 1-0:
https://www.epovid.com/embed/500b68a6f1acbe8f4145
Goli i Davide Frattesi, 2-0:
https://www.epovid.com/embed/500bc34811414a109e3e
Goli i Andriy Yarmolenko, 2-1: