Mijëra persona mendohet të kenë humbur jetën në Libi si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga stuhia e fuqishme Daniel që ka goditur atë vend. Vetëm në qytetin lindor të Dernës, që ka një popullsi prej 100 mijë banorësh, deri tani janë regjistruar mbi 5.200 viktima dhe rreth 2 mijë të tjerë janë zhdukur, ndërsa në gjithë Libinë shifra e të zhdukurve arrin 10 mijë.
“U tronidta nga ajo që pashë. Nuk kemi shifra të sakta por është një katastrofë si të ketë kaluar cunami,” tha Hisham Chkiouat, ministër I aviacionit të qeverisë me seli në lindje.
Qyteti në fjalë është nën ujë pasi dy diga dhe katër ura u shembën si pasojë e stuhisë. Gjysmëhëna e kuqe ka njoftuar se më shumë se 10 mijë persona janë zhdukur nga përmbytjet, me 50 familje vetëm në qytetin bregdetar Susa.
Këshilli i Presidencës së Libisë u ka bërë thirrje vendeve mike dhe grupeve ndërkombëtare të ndihmës që të ofrojnë ndihmë për zonat e goditura nga përmbytjet në rajonin lindor. Autoritetet në kanë marrë një sërë masash, duke përfshirë pezullimin e orëve të mësimit në të gjitha institucionet arsimore publike dhe private, mbylljen e dyqaneve dhe shpalljen e orës policore, në përgjigje të stuhisë, e cila pas vetes la pasoja apokaliptike.
Stuhia “Daniel”, e cila goditi Mesdheun qendror, ka prekur qytetet libiane Bengazi, Beida, Merck, Susa dhe Derna.
Kryeministri i Qeverisë së Unitetit Kombëtar, Abdulhamid Dibeybe, ka shpallur dje tri ditë zie në gjithë vendin për shkak të përmbytjeve.