• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Uncategorized
Hans Peter Jost, zvicerani që fotografoi Shqipërinë komuniste: I besova propagandës

Hans Peter Jost, zvicerani që fotografoi Shqipërinë komuniste: I besova propagandës

by albnews
13 September, 2023
in Uncategorized
0
5
VIEWS

Hans Peter Jost është një fotograf zviceran, i cili duke dëgjuar Radio Tiranën gjatë adoleshencës u josh të vizitonte Shqipërinë. Me aparatin e tij mundi të fotografojë vendin e sapodalë nga regjimi komunist. 

I ftuar në emisionin “Në radio” të gazetarit Andri Xhahu, Josti tregon se si e dëgjoi Radio Tiranën për herë të parë në vitet 1970.

“Nuk isha më shumë se 15 apo 16 vjeç. Politikisht isha i majtë dhe kisha iluzione. Si të gjithë të rinjtë e tjerë nuk isha i kënaqur. Në një çast në radio në valë të shkurtra dëgjova Radio Tiranën në gjermanisht, me pak zhurmë. Në radio thuhej se i gjithë populli ishte i barabartë, kishin të njëjtin shpërblim monetar, mjekësia funksiononte, të gjithë shkonin në shkollë të studionin, pra nuk kishte mungesë barazie. Unë i besoja kësaj propagande. Dhe kur doja të vizitoja këtë ‘parajsë’ dhe nuk qe e mundur, pikërisht këtu më lindi dyshimi se si ka mundësi që nuk më lejohet ta shoh këtë parajsë.”

Për Jostin ky ishte zhgënjimi i parë. Kishte dëgjuar që një njeri i vetëm nuk mund të shkonte në Shqipëri.

“Më pas dëgjova që nuk të lejonin të shkoje më flokë të gjatë, me mjekër dhe bluzë të shkruara. Kështu që hoqa dorë.”

Megjithatë fotografi tentoi sërish, këtë herë pas rrëzimit të regjimit komunist.

“Me ndihmën e një mikeje përkthyese, e cila më dha adresën dhe numrin e telefonit të Justina Aliajt, arrita të vij në shtator të vitit 1991. Mikesha më tha që duhej të merrja një çantë plot me ushqime, oriz, sheqer, kafe, sapun sepse atje mungon gjithçka.”

https://youtube.com/watch?v=6NojGPDS-T8%3Flist%3DPLMK7p5myFjH5bfBazFflC6yzETgP03PQj

Hans Peter Jost tregon përballjen e tij të parë me Shqipërinë.

“Fluturoja nga Zyrihu për në Tiranë. Kur po mbërrinim kapiteni tha se duhet të bëjmë një xhiro tjetër mbi aeroport sepse në pistë ka disa lopë.”

Shqipëria e fillimviteve ‘90 u bë objekt i aparatit të tij fotografik duke fiksuar në celuloid realitetin e atëhershëm. I pyetur për fotografinë që veçon, Josti përgjigjet duke na njohur me historinë që fshihet pas saj.

“Është fotografia e shtatë fëmijëve. Ishin fëmijë pesëvjeçarë por kishin fytyrën e një të rrituri.”

Por fotografi nuk u mjaftua me kaq. Kërshëria se ku ndodhen dhe çfarë bëjnë tashmë këta fëmijë të rritur, e bëri të nisë kërkimin.

“E dija që këtë fotografi e kisha bërë në Kelmend ku u gjenda në bordin e një helikopteri që ishte për një mision zviceran. Vajta të kërkoj këtë misionar dhe ai kishte një libër ku kishte mbajtur shënim të gjitha ngjarjet e ndodhura në vite. Ai më tregoi vendet që kemi vizituar në vitin 1993.”

Kupton që fotografia nuk është realizuar në Kelmend por në Dibër në vitin 1992, duke ia vështirësuar akoma më shumë punën kërkimore.

“Gjeta një mësuese dhe ajo më tha që njoh dikë, i cili ka kërkuar azil politik në Lil. Me mikun tim Fatos Lubonjën shkova ta takoj në Lil. Dhe ky djalë, që quhet Afrim, më tha që nuk është një nga fëmijët e fotografisë. Por ai mundi të më tregonte që është dikush që jeton në Skavicë për të më ndihmuar. Shkova ta kërkoj dhe e gjeta. Ai mundi të më tregonte se cilët ishin dhe ku mund t’i gjeja ata. Një e papritur më ndodhi kur isha në Skavicë. Mora një mesazh nga një person nga Londra që nuk e njihja, dhe më tha që në atë foto ai është i dyti majtas. Shkova në Londër dhe e takova Edon Menajn. I gjeta të shtatë. Disa jetojnë në Bathore, disa në Londër dhe Edoni është kthyer në Gjermani.”

Historia e kësaj fotografie dhe e kërkimit të shtatë fëmijëve e ka frymëzuar fotografin të realizojë filmin “Ku jeni ju” që shfaqet sot për publikun shqiptar.

Previous Post

Ditet europiane të trashëgimisë, fotografë e kineastë bëhen bashkë në Shkodër

Next Post

Fatkeqësitë natyrore më të këqija në historinë e Evropës

albnews

albnews

Related Posts

Përfundon numërimi në Fushë-Arrëz, fiton PD-ASHM, ja sa vota arriti të marrë
Uncategorized

Përfundon numërimi në Fushë-Arrëz, fiton PD-ASHM, ja sa vota arriti të marrë

12 May, 2025
“Non Grata” e Berishës, PD përshëndet përgjigjen e DASH: Ishte betejë për lirinë e shqiptarëve për të zgjedhur udhëheqësit e vet
Uncategorized

“Non Grata” e Berishës, PD përshëndet përgjigjen e DASH: Ishte betejë për lirinë e shqiptarëve për të zgjedhur udhëheqësit e vet

8 May, 2025
Aksion policor sërish në Kaçanik lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit Lika
Uncategorized

Aksion policor sërish në Kaçanik lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit Lika

25 April, 2025
Next Post
Fatkeqësitë natyrore më të këqija në historinë e Evropës

Fatkeqësitë natyrore më të këqija në historinë e Evropës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Ndryshon ndarja e mandateve, bie PS, rritet PD

Ndryshon ndarja e mandateve, bie PS, rritet PD

12 May, 2025
PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

12 May, 2025
Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

Shqipëria as bashkë nuk ka mundësi të bëhet

12 May, 2025
Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

12 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4690 shares
    Share 1876 Tweet 1173
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2387 shares
    Share 955 Tweet 597
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1807 shares
    Share 723 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1695 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM