Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi denoncon tenderat korruptive që zhvillohen në bashkinë Kucovë.
Me anë të një statusi në rrjetin e tij social Maliqi denoncon kryetarin aktual të bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdarin dhe biznesmenin Salillari që
urdhërojnë kontrolle “Policinë Bashkiake” në bashkëpunim me Policinë ‘politike’ për tek banesa e ish-këshilltarit bashkiak të opozitës, në Vodëz-Lumas, për shkaqe të dobëta, duke i marr atij drutë që do i përdorte për të zier rakinë e rrushit
“Ligësia, poshtërsia dhe hakmarrja duke shfrytëzuar postin, është vesi më i ulët i frikacakut dhe të dobëtit!
Hajdari në krye të Bashkisë së grabitur në Kuçovë nga narkoshteti; Hajdari ‘pengu’ i ish-fatorinos, oligarkut Salillari urdhëron “Policinë Bashkiake” në bashkëpunim me Policinë ‘politike’ për tek banesa e ish-këshilltarit bashkiak të opozitës, në Vodëz-Lumas, për shkaqe të dobëta, duke i marr atij drutë që do i përdorte për të zier rakinë e rrushit!!!
Hakmarrje primitive politike e njeriut të vogël, shpirt-zi abuzues e cinik! Ato dru dhe shumë para të popullit do të të përplasen fytyrës së nxirë, me korrupsion imoralitet e paaftësi. Me shumë ditë vijnë se sa ikin! Çdo e keqe që po mbjellë do të të kthehet bumerang 100 fish, shumë shpejt, si shumë të tjera deri tani! E ke katandisur Bashkinë dhe buxhetin e saj në prag të falimentit të turpshëm, me pagat më të ulëta për punonjësit e Bashkisë, me vonesa pagesash me muaj për administratën dhe të gjithë e dinë! Fundi të pret! S’do të ketë forcë që të të mbrojë nga prangat!
Hajdari peshë e lehtë pupël, por janë ‘hajdarët’ me peshë të rëndë që po e mbrojnë, por edhe që do e fundosin.
Hajdar, edhe pak por e sigurt, që këtë e ke detyrën e fundit si i zgjedhur nga oligarku ish-fatorinoja Salillari dhe s’do jesh më kurrë! Të sfidoj që pas shkarkimit, burgosjes, dështimit, të jetosh në Kuçovë si njeri frikacak, kokëulur dhe i përbuzur!
Edhe po ike do të të ndjekë Ligji kudo, derisa të japësh llogari për abuzimet me tendera korruptivë dhe të kthesh pasurinë që ke vënë në kurriz të popullit. Do të vij dita që do i shlyhesh të gjitha, ta garantoj më jetë këtë! Shumë shpejt do përballesh me Ligjin dhe me këdo që i ke bërë keq”, shkruan Maliqi.