Një komplot e ka cilësuar Gazment Bardhi shkresën e PD që lexoi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ku njoftohej se Flutura Açka ishte kryetarja e grupit parlamentar.
Ky i fundit me tone të forta u shpreh kundër, ndërsa pohoi se nuk po diskutohej për kreun e grupit të PS-së. Ndërkohë, Nikolla tha se nuk i merrte leje se kujt ia jepte fjalën apo se si do të procedohej në Kuvend.
DEBATI
Bardhi-Çuçit: Qesh ti (Çuçi) se të merr Lindita në zyrë dhe vendos kryetarin e grupit të PD
Bardhi: Gënjyet kur thatë se po prisni opinion e zyrës juridike të Kuvendit.
Nikolla-Bardhit: Ju nuk rrini te vrima e çelësit të zyrës time të dini më kë flas unë
Bardhi-Nikolla: Nuk mund të thërrisni lloj lloj deputeti që ju vjen në zyrë me lloj -lloj zari që ju vjen nga pas