Basha ia delegon postin e kreut të grupit parlamentar Açkës, ikën Salianji, në vend të tij Çollaku. Ja përbërja e re

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja Flutura Açka do të jetë kryetare e grupit parlamentar të PD-së. Mësohet se kryedemokrati Lulzim Basha, në cilësinë edhe të kreut të grupit parlamentar, me statutin e ri, ia ka deleguar këtë detyrë Açkë, e cila është dhe nënkryetare.

Ndërkohë, janë zbardhur edhe përbërja e grupit parlamentar, ku nënkryetar tjetër do të jetë dhe Kreshnik Çollaku. Sakaq, Arbi Agalliu dhe Oriola Pampuri do të kenë të njëjtin pozicion si më parë. Kujtojmë se detyra e kreut të grupit të PD-së mbahej nga Gazment Bardhi.

PËRBËRJA E RE E GRUPIT
-Lulzim Basha – Kryetar
-Flutura Açka – Nënkryetare, e autorizuar për përfaqësimin e Grupit Parlamentar në mungesë të Kryetarit të Grupit.
-Kreshnik Çollaku – Nënkryetar
-Arbi Agalliu – Sekretar
-Oriola Pampuri – Zëdhënëse

PËRBËRJA MË HERËT E GRUPIT
Enkelejd Alibeaj kryetar grupi dhe më pas Gazment Bardhi
Nënkryetar Ervin Salianji
Arbi Agalliu – Sekretar
Oriola Pampuri – Zëdhënëse

Share This Article