Përveç Berishës, një numër i madh politikanësh në vend janë shpallur të padëshiruar nga Britania e Madhe. Deklarata është bërë nga nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku.
Në një emision televiziv, Çollaku tha se janë 13 emra që janë futur në listë të zezë dhe shumicë janë nga radhët e mazhorancës, ku përshihen edhe deputetë. Sipas tij, duhet që kryeministri të nxjerrë emrat dhe t’i bëjë atë publike pasi vetë Britania ndjek një skemë që nuk i publikon emrat e personave të padëshiruar.
“Lajmi para pak ditësh javësh se nga një alet strategjik janë sanksionuar mbi 13 deputetë përfshirë dhe anëtarë të kësaj qeverie askush nuk flet për këtë. A është e vërtetë? Rama ka përgjegjësi publike dhe shtetërore të bëj transparencë dhe të distancohet nga këto sanksione. Ka në grup parlamentar dhe anëtarë të qeverisë. Është detyrë e Ramës të bëjë transparent dhe të distancohet nga rastet non grata nga aleatët. Është një debat që duhet bërë dhe kryeministri duhet vënë në presion që t’i bëjë publike. Është e pakuptueshme pse një pjesë e opozitës hesht. E papranueshme që hesht”, tha Çollaku.