Riaktivizohet zjarri që përfshiu pallatin 10 katësh në Tiranë, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

albnews
By
1 Min Read

Riaktivzohet sërish zjarri që përfshiu një pallat te Rruga e Kavajës në Tiranë. Zjarri fillimisht ka rënë në ballkonin e një banese në katin e fundit të një pallati.

Zjarrfikësit vazhdojnë ende luftën me flakët. Deri në këto momente të gjithë banorët e pallatit ku ka rënë zjarri, dhe banorët e pallatit ngjitur janë evakuuar.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por sipas informacioneve paraprake dyshohet një shkëndijë elektrike në katin e nëntë.

Share This Article