Irina Shayk po flirton me Tom Brady, por ende dëshiron të jetë me ishin Bradley Cooper.
Bukuroshja ruse thuhet se është në një trekëndësh dashurie pasi kalon kohë me ish-in dhe babanë e fëmijës së saj.
Një burim thotë se nëse i duhet të zgjedhë mes të dyve, shpreson që në një moment të martohet me aktorin dhe të jetojnë së bashku me vajzën e tyre.
Në fund të gushtit, Shayk dhe Cooper u panë së bashku me pushime në Itali, duke ndezur thashethemet se ata janë rikthyer bashkë.
Por në fillim të kësaj jave Shayk i ngatërroi gjërat përsëri kur u pa teksa po hynte në apartamentin e Brady në Nju Jork.
Megjithatë, opinionet për mënyrën se si ndihet Cooper ndryshojnë. Një burim thotë se ai është xheloz, ndërsa një tjetër thotë se është thjesht i lumtur për ish-in e tij.
Një tjetër burim thotë se Shayk planifikon të vazhdojë të kalojë kohë me Brady derisa Cooper të bëjë lëvizjen e radhës. Megjithatë, nuk duket se martesa është në plan as për të dhe për Brady. Nga ana tjetër, as Brady nuk është gati të hyjë në një lidhje.