ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Flet fituesi i Topit të Artë: Nuk ishte objektivi im, por… është e pabesueshme 1 hour ago
Dronë mbi Danimarkë, pezullohen të gjitha fluturimet në aeroportin e Kopenhagenit 1 hour ago
Topi i Artë: Në ceremoni, vetëm një përfaqësues nga Reali 15 hours ago
Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim 15 hours ago
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë 16 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Mbledhja e kryebashkiakëve të opozitës nga Berisha, zbardhet rezoluta e miratuar në Asamble: Dënojmë vjedhjen votës së lirë dhe farsën zgjedhore të 14 Majit 

albnews by albnews
16 September, 2023
in Albania
0
Mbledhja e kryebashkiakëve të opozitës nga Berisha, zbardhet rezoluta e miratuar në Asamble: Dënojmë vjedhjen votës së lirë dhe farsën zgjedhore të 14 Majit 
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur 6 kryebashkiakët e zgjedhur nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ku është vendosur rithemelimi i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Në Asamblenë e ditës së sotme, të zgjedhurit me votë nga opozita për bashkitë e vendit kanë dënuar njëzëri zgjedhjet e 14 majit, duke i quajtur si farsë elektorale.

RelatedPosts

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Tonelata me tranguj në kanal, fermerët: Dolëm piramidë, miliona lekë dëme

Ata kanë kërkuar gjithashtu që të rritet bashkëpunimi me qytetarët, të përshpejtohen reformat dhe të thellohet procesi i decentralizimit, me qëllim që bashkitë t’u ofrojnë qytetarëve më shumë shërbime.

ASAMBLEJA E SHOQATËS SË BASHKIVE TË SHQIPËRISË

REZOLUTË

Ne,të zgjedhurit vendor, kryetarë dhe këshilltarë të bashkive të Shqipërisë,te dale nga zgjedhjet e 14 majit 2023, përfaqësues të PD dhe spektrit opozitar por jo vetëm, të ndërgjegjshëm për rëndësinë e një pushteti vendor efikas dhe të decentralizuar, të ndërgjegjshëm për sfidat që demokratizimi i mëtejshëm paraqet, ju drejtohemi institucioneve qendrore dhe rajonale, organizmave vendas apo ndërkombëtarë që veprojnë në fushën e qeverisjes vendore me qëndrimet tona të përbashkëta lidhur me:

  1. Së pari dënojmë me forcë vjedhjen votës së lirë, manipulimin dhe farsën zgjedhore të 14 Majit

Asamblea e të zgjedhurve vendorë demokratë disnonon të gjitha faktet që në 14 Maj në gjithë Shqipërinë nuk pati fushatë elektorale, as proces zgjedhor, as ditë zgjedhjesh apo proces votimi, por një gjueti shtrigash kundër kandidatëve opozitarë dhe luftë të pastër politike të qeverisë, administratës së saj, në bashkëpunim dhe me segmente të botës së krimit,  të cilët synuan eleminimin e opozitës! Falë dinjitetit të qytetaarëve, kurajos dhe reputacionit të kandidatëve, si dhe gjithë opozitës nuk e arritën dot!

Ne jemi të bindur se pa zgjedhje të lira nuk do të ketë demokraci vendore dhe zgjidhje demokratike për shoqërine shqiptare!

  1. Përpjekjet për përfaqësim,bashkëpunim,  bashkërendim ne interes të qytetarëve.
  2. Per tja arritur ketij qellimi ne vendosim riorganizimin e Shoqatës së Bashkive, si zeri perfaqesues I cdo te zgjedhuri gjate 30 vitete.
  3. Shoqata e bashkive të konsolidohet si një zë përfaqësues i bashkive te spektrit opozitar të Shqipërisë dhe një bashkëpunëtore e besueshme në nivel kombëtar.
  4. ShBSh eshte e hapur dhe do të bashkëpunoje   me partnerët dhe me të gjitha institucionet ekzekutive dhe ligjvënëse te vendit.
  5. Për të arritur një bashkëpunim të institucionalizuat dhe te unifikuar, ne jemi te gatshem te bashkepunojme me cilin do te zgjedhur bashkiak qe i permbahet frymes dhe parimeve demokratike.
  6. Në aktivitetin e saj, shoqata synon të ndihmojë koordinimin e ndërhyrjeve të asistencës nga partnerë të ndryshëm ndërkombëtarë.

III.    Domosdoshmeria për përshpejtim të reformave.

Ne, të zgjedhurit  vendorë në këtë Asamble te Shoqates së Bashkive, kërkojmë përshpejtimin dhe thellimin të proçesin e decentralizimit dhe reformimit te pushtetit vendore, me qellimin realizimin ne sasi dhe cilesi sherbimesh publike per te gjithe qytetaret, ne zonat urbane dhe ato rurale.

Bashkitë shqiptare jane në mungesës të fondeve të mjaftueshme per te permbushur misionin e tyre dhe funksionet e shumta qe ato mbartin.

NE kerkojme  nje kuader ligjor të plotësuar qe ti pergjigjen dinamikes se zhvillimit, decentralizimit dhe integrimit, duke mbajtur parasysh perputhshmerine eme direktivat e BE, dhe faktin qe 70% e ndryshime ligjore nga keto, prekin pushtetin vendore, dhe ne duhet te jemi mire pregatitur per anetarimin ne BE.

Ne kërkojm një përshpejtimin në tërësi të reformave për qeverisjen vendore, veçanërisht në lidhje me kuadrin ligjor të qeverisjes vendore si dhe vijimësinë e decentralizimit në përputhje me standartet e Kartës Evropiane të Vetë qeverisjes Vendore.

IV Angazhimi jonë.

Sa me siper ne propozojmë hapat e mëposhtme si të dobishme për t’u ndërmarrë nga Qeveria Qëndrore për të mundësuar një qeverisje vendore efektive dhe një përmirësim të qëndrueshëm të kushteve të jetesës:

  • Marrëdhënie institucionale dhe efikase ndërmjet Qeverisë Qëndrore dhe Njësive të Qeverisjes Vendore dhe vecanërisht në institucionalizimin e marrëdhënieve për konsultimet për çështje të qeverisjes vendore.
  • Zbatimi i parimit të mjaftueshmërisë financiare dhe që përgjegjësitë e transferuara reflektojnë transferimin e burimeve të përshtatshme, duke rritur nga 1% ne 2% transferten e pakushtezuar.
  • Vleresim real i kërkesave dhe nevojave për zhvillimin e komuniteteve vendore në dokumentat politike të Qeverisë Qendrore si dhe në ligje,si dhe trajtim pa ngjyrime politike.
  • Transparencë dhe perfshirje më të madhe në rregullimet financiare ndërmjet dy niveleve të qeverisjes në lidhje me shërbimet dhe funksionet e Qeverisë Vendore.

Ne, si aktorë të rëndësishëm vendorë, angazhohemi për të punuar me përkushtim për përmirësimin dhe thellimin e reformave të decentralizimit dhe të integrimit të vendit.

Ne, angazhohemi te punojmë me integritet ne sherbimin ndaj qytetareve dhe bashkepunimin me qeverine dhe cdo partner vendas dhe te huaj.

Ne, me kontributin tonë nëpërmjet Shoqates, do të përmirësojnë punën tone si te zgjedhur te qytetareve në drejtim të shërbimeve ndaj komunitetit për të mundësuar progres dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Ne, angazhohemi te mbajme hapur dyert e bashkepunimit me te zgjedhurit e partive te tjera,me qellim unifikimim dhe qendrime ne interes te perbashket te cdo bashkie, pavarsisht kush e ka pushtetin qendrore dhe kush eshte ne pushtetin vendor.

Faleminderit

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Flet fituesi i Topit të Artë: Nuk ishte objektivi im, por… është e pabesueshme

Flet fituesi i Topit të Artë: Nuk ishte objektivi im, por… është e pabesueshme

23 September, 2025
Dronë mbi Danimarkë, pezullohen të gjitha fluturimet në aeroportin e Kopenhagenit

Dronë mbi Danimarkë, pezullohen të gjitha fluturimet në aeroportin e Kopenhagenit

23 September, 2025
Topi i Artë: Në ceremoni, vetëm një përfaqësues nga Reali

Topi i Artë: Në ceremoni, vetëm një përfaqësues nga Reali

22 September, 2025
Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result