ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Flet fituesi i Topit të Artë: Nuk ishte objektivi im, por… është e pabesueshme 1 hour ago
Dronë mbi Danimarkë, pezullohen të gjitha fluturimet në aeroportin e Kopenhagenit 1 hour ago
Topi i Artë: Në ceremoni, vetëm një përfaqësues nga Reali 15 hours ago
Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim 15 hours ago
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë 16 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Fitoi miliona euro përmes kanabisit në Belgjikë, 58-vjeçari shqiptar vendoset në listën “Most Wanted” të Europol

albnews by albnews
17 September, 2023
in Albania
0
Fitoi miliona euro përmes kanabisit në Belgjikë, 58-vjeçari shqiptar vendoset në listën “Most Wanted” të Europol
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Me kërkesë të policisë federale belge, të gjitha forcat policore europiane janë vënë në kërkim të Haredin Fejzulla, 58 vjeç, shqiptari i arratisur, i cili fitoi miliona euro nga tregtia e drogës në Belgjikë. Prej kësaj fundjave, përshkrimi i tij është në listën e Europol-it, në listën e më të kërkuarve në Europë.

Haredin Fejzulla tërhoqi vëmendjen e hetuesve në verën e vitit 2013. Policia e Brukselit ndaloi një makinë gjatë një kontrolli rutinë më 29 gusht. Në mjet ndodheshin katër shqiptarë: Leonard Z., një burrë që më vonë do të identifikohej si drejtuesi i bandës shqiptare, ushtari i tij besnik Fejzulla dhe dy të tjerë. Gjithashtu, hetuesit gjetën në automjet edhe 108 gramë kanabis, gjë që nxiti autoritetet të hetojnë më tej pasagjerët.

RelatedPosts

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Tonelata me tranguj në kanal, fermerët: Dolëm piramidë, miliona lekë dëme

Hetimi i mëtejshëm me vëzhgime dhe përgjime telefonike çoi në një bandë shqiptare që kishte ngritur dhjetëra plantacione të paligjshme kanabisi në kryeqytet dhe në periferi të Brukselit midis 2013 dhe 2019. Të paktën 22 plantacione u gjetën nga policia.

Banda rreth Fejzullait kishte gjetur një mënyrë të veçantë për t’i fshehur ato plantacione. Me letra false, ata kontrolluan tregun e qirave në kërkim të shtëpive të përdorshme. Ata nënshkruan një kontratë qiraje. Pa dijeninë e pronarit, më pas në shtëpi ngriheshin plantacionet e kanabisit.

Një gjyq i vitit 2021 kundër Fejzullait zbuloi se 13 nga plantacionet gjeneruan rreth katër milionë euro, para të cilat besohet se u riinvestuan nga banda.
Haredin Fejzulla ka lindur në Shqipëri, por ka jetuar në Belgjikë për shumë kohë. E gjithë familja e tij ishte e përfshirë në organizim. Me 3 vite burg u dënua edhe djali i tij 31-vjeçar, si ndihmës logjistik dhe roje i plantacioneve.

Vetë Fejzulla ndodhet në arrati që prej 22 shtatorit 2014: që prej asaj kohe ai nuk është parë më në Belgjikë nga policia. Fejzulla shpesh prezantohej si grek dhe përdorte pseudonime greke si ‘Spiros’, ‘Robotis Postolis’ ose ‘Vasileios Samaras’.

Gjykata belge e ka nxjerrë tri herë para gjykatës së Brukselit. Çdo herë ai është dënuar në mungesë për trafik narkotikësh dhe si drejtues i një organizate kriminale. Tani atij i duhet të vuajë gjithsej 18 vite burg , ndërsa policia i ka konfiskuar 1.365.000 euro.

Tashmë dyshohet se Fejzulla është shpërngulur jashtë Belgjikës dhe operon nga vende të tjera evropiane. Ekipi i Kërkimit Aktiv të të Arratisurve (FAST) i policisë federale belge po gjurmon shqiptarin dhe e ka vendosur atë zyrtarisht në listën e më të kërkuarve të Europës këtë fundjavë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Flet fituesi i Topit të Artë: Nuk ishte objektivi im, por… është e pabesueshme

Flet fituesi i Topit të Artë: Nuk ishte objektivi im, por… është e pabesueshme

23 September, 2025
Dronë mbi Danimarkë, pezullohen të gjitha fluturimet në aeroportin e Kopenhagenit

Dronë mbi Danimarkë, pezullohen të gjitha fluturimet në aeroportin e Kopenhagenit

23 September, 2025
Topi i Artë: Në ceremoni, vetëm një përfaqësues nga Reali

Topi i Artë: Në ceremoni, vetëm një përfaqësues nga Reali

22 September, 2025
Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result