ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim 2 hours ago
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë 3 hours ago
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik 3 hours ago
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare 3 hours ago
Princ Harry merr goditjen e madhe nga mbreti Charles! 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Mes debateve KLP miraton rregulloren e re/ Kujdestaria për gjyshërit mund të përdoret nga prokurorët për uljen e ngarkesës në punë

albnews by albnews
19 September, 2023
in Albania
0
Mes debateve KLP miraton rregulloren e re/ Kujdestaria për gjyshërit mund të përdoret nga prokurorët për uljen e ngarkesës në punë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi mes debatesh tre rregullore, mes të cilave edhe atë të uljes së ngarkesës në punë, ku veç prokurorëve që kanë vetë probleme shëndetësore mund të bëjnë kërkesë edhe ata që kanë nën kujdestari familjarë të sëmurë, përfshi edhe gjyshërit. Ndërkohë, KLP tërhoqi nga rendi i ditës një projekt-akt për komunikimin me median.

Shqyrtimi i disa projekt-akteve për disa rregullore në mbledhjen plenare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP të martën më 19 shtator, u zhvillua me debate mes anëtarëve të këtij këshilli. Me 10 votat e anëtarëve të pranishëm në momentin e votimit u miratua projekt-akti për rregulloren “Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

RelatedPosts

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Tonelata me tranguj në kanal, fermerët: Dolëm piramidë, miliona lekë dëme

Anëtarja Ledina Riza deklaroi se duhej që rregullorja të ishte diskutuar më parë mes anëtarëve, me qëllim që të dakordësohej për versionin final. Edhe anëtarja Arta Mandro kërkoi që të kryhen takime mes gjithë anëtarëve për të diskutuar në mënyrë informale projekt-aktet e rëndësishme dhe ato për rregulloret, me qëllim që të mos mbeteshin të izoluara tek komisionet. Anëtari Bujar Sheshi kërkoi që vërejtjet të paraqiten përpara se rregulloret të vijnë për miratim në këshill.

Një tjetër projekt-akt që kishte të bënte me “Miratimin e rregullores për komunikimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me median”, u tërhoq nga grupi i punës. Kryetarja e grupit të punës, këshilltarja Nurihan Seiti deklaroi se e kishin lënë që të diskutonin paraprakisht me mediet. “Ta lëmë për një ditë tjetër”, tha ajo dhe të njëjtin mendim shprehu kryetari këshillit, Alfred Balla, i cili kërkoi të bëhej sa më shpejtë një gjë e tillë.

Në vijim, Riza diskutoi mbi projekt-aktin për rregulloren “Për caktimin e rregullave dhe procedurave mbi uljen e ngarkesës së punës për prokurorët”. Ajo renditi edhe rrethanat në të cilat duhej të gjendej një prokuror për të kërkuar ulje të ngarkesës në punë, konkretisht për arsye shëndetësore të vetë magjistratit apo të familjarëve, prindërve e deri tek gjyshërit, nëse vërtetohej me dokumentacion nevoja e kujdestarisë për ata.

Tjetër shkak ishte vijimi studimeve pas shkollës së magjistraturës apo angazhimi në detyra të tjera veç asaj të prokuorit.

“Do të krijohet amulli se do marrim gjyshen nën kujdestari”, deklaroi anëtari Sokol Stojani.

Nga sa u diskutua në mbledhje u mësua se, ulja e ngarkesës së punës do të përcaktohet bazuar në përllogaritjen e ngarkesës mesatare të prokurorisë ku ushtron funksionin kërkuesi, pasi ai të ketë provuar me dokumentacion ligjor arsyen ku e bazon kërkesën për ulje të ngarkesës, si dhe se në rast të pranimit të një kërkese të tillë, pagesa do të jetë në masën 75%.

Anëtarja Esmeralda Keshi solli në vëmendje se legjislacioni nuk lejon uljen e orëve të punës. Sipas saj, është e nevojshme që fillimisht të propozohen ndryshime në dispozitat ligjore, që në uljen e ngarkesës së punës, të parashikohet edhe pakësimi i orarit.

“Ne nuk e ulim dot orarin e punës se ligji nuk na jep të drejtën për të ulur kohën fizike të punës”, pohoi Keshi. Sërish Riza nënvizoi se është e nevojshme që për rregulloret të ketë diskutime mes anëtarëve paraprakisht, përpara se të paraqiten për miratim.

Anëtari Bujar Sheshi propozoi heqjen nga projekt-akti i rregullores të nenit për uljen e kohës së punës. Megjithëse u hodh për votim që të mos miratohej kjo rregullore, me katër votat e anëtarëve që ndan këtë mendim nuk u miratua propozimi i Keshit. KLP vendosi me 7 vota të miratojë në tërësi rregulloren për uljen e ngarkesës në punë të prokurorëve. Gjatë votimit nen për nen, u miratua edhe propozimi i Sheshit për heqjen e përcaktimit lidhur me uljen e orëve të punës, me argumentin se bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Mes debatesh u miratua edhe rregullorja “Mbi dhënien e lejeve të papaguara”. Anëtarët u ndanë mes tyre lidhur me përcaktimin e autoritetit që do të japë lejen e papaguar për drejtuesit e prokurorive. Në përfundim u miratua me 6 vota pro propozimi që parashikon që lejet e drejtuesve të prokurorive të jepen nga Prokurori i Përgjithshëm, në cilësinë e prokurorit më të lartë. Pakica e anëtarëve vlerësuan se duhej të ishte këshilli që të jepte lejen, duke argumentuar se Prokurori i Përgjithshëm është prokuror më i lartë vetëm proceduralisht dhe jo në aspektin funksional dhe organizativ të zyrave të prokurorisë, kompetenca që sipas tyre i ka këshilli.

Në mbledhjen e të martës u miratuan edhe gjashtë projekt-akt të tjera nga 14 që ishin parashikuar në rendin e ditës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

22 September, 2025
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

22 September, 2025
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

22 September, 2025
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result