Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji akuzoi kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën se është shndërruar në një formacion ndihmës-qeveritar.
Sipas Salianjit, sa kohë Basha nuk doli me një kandidat për zgjedhjet në Kukës, po kandidon krah mazhorancës.
“Nuk jemi të deputetë as të Sali Berishës as të Gazment Bardhit, por të Partisë Demokartike. Jemi në një tryezë për të koordinuar aksionin opozitar. E bëj këtë përcaktim për të treguar që jam me demokratët.
Në kushtet kur në Kukës formacionet qeveritare janë bashkë. Nëse do të ishte kandidati i nxjerrë nga formacioni ndihmës qeveritar i Basha, do të ishte e përçarë. Fakti që kalkuluam llogari që Basha dhe Rama duhet të jenë bashkë, ata po kandidojnë bashkë.
Vetë Basha sot është qartësisht një formacion ndihmës qeveritar sa ruhet nga shteti dhe qeveria”, tha Salianji në News24.
“Sot, pashë unë që Jenisheri thoshte se dua të jem trajner i kombëtares, nga ana tjetër kemi Bashën. Basha dhe Jenisheri. Pra Basha vetëshpallet trajner i grupit të PD-së ky është vetëshpallur trajner i ekipit të kombëtares. Behet dot trajner ai?”, tha deputeti i PD-së.