Një çift britanik janë kthyer kryefjalë në mediet greke. Kjo për faktin se pasi kanë ngrënë në një restorant në Kretë, kanë ikur pa paguar faturën me pretendimin se nuk iu ka pëlqyer ushqimi.
Sipas asaj që shkruan Protothema.gr çifti bëri të njëjtin gjest në të paktën tre lokale në fshatin Koutouloufari në ishullin grek.
Fotoja e turistëve është postuar në një grup në Facebook, nga një anëtar i acaruar i stafit të një prej bizneseve, duke paralajmëruar bizneset e tjera që të mos binin pre e tyre, taktikë kjo që e kanë ndjekur në tre taverna.
Kujtojmë se një rast i ngjashëm ndodhi dhe në vendin tonë pak javë më parë, ku një grup turistësh italianë darkuan në një restorant në Berat dhe ikën pa paguar faturën.