Cikloni i krijuar në Skandinavi po ndjek një trajektore drejt Europës Qendore ku në fundjavë do të afrohet drejt Mesdheut dhe vendin tonë, ku priten stuhi.
E Premte, 22 Shtator 2023
Moti do të jetë me kthjellime vranësira të pakta në veri dhe verilindje. Era do të jetë me drejtim jug-perëndim (SW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 16/32°C
- Zonat e ulëta 19/35°C
- Zonat bregdetare 23/33°C
Kosovë
Kosova për dt. 21 Shtator 2023 do të ketë mot kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C – 18°C në mëngjes deri në 31°C -33°C gradë Celcius në mesditë.
E Shtunë, 23 Shtator 2023
Moti do të jetë me kthjellime vranësira në shtim mesatare deri të dendura pasdite. Era do të jetë me drejtim jug-perëndim (SË) me shpejtësi 10-17 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0-1,8 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 16/33°C
- Zonat e ulëta 19/37°C
- Zonat bregdetare 23/35°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari