Shihni armatimin e rëndë që policia e Kosovës gjeti në manastir

albnews
By
1 Min Read

Dalin pamje nga arsenali i armëve që u gjet sot gjatë kontrollit në manastir në Banjskë të Zveçanit, të cilin e kishin në posedim grupi terrorit prej 30 vetash.

Policia njoftoi se grupet terroriste kanë pasur sasi të madhe të armatimit.

Mëngjesin e së dielës së 24 shatorit në një sulm terroristë është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, si dhe janë plagosur dy të tjerë.

Pas këtij rasti policia ka ndërmarrë një operacion ku si rezultat  kanë mbetur të vrarë 3 nga sulmuesit dy të tjerë janë plagosur.

Në afërsi janë arrestuar edhe 4 persona të dyshimtë të cilëve i janë gjetur disa radiolidhje. Të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policorë prej 48 orësh.

https://www.facebook.com/watch/100076770813752/?ref=embed_video
https://www.facebook.com/watch/100076770813752/?ref=embed_video
https://www.facebook.com/watch/100076770813752/?ref=embed_video
Share This Article