Kurti nga Tirana: Serbia të distancohet nga regjimi i Milosheviqit

 1,535 total views,  1 views today

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Tiranës me liderët e Ballkanit Perëndimor, i ka dërguar mesazh Serbisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Kurti deklaroi në konferencë për gazetarë se Serbia duhet të distancohet nga regjimi i Millosheviqit duke theksuar se Serbia po mban peng veten duke mos e njohur pavarësinë e Kosovës.

“Nismat e ndryshme i bëjnë bashkë liderët e Ballkanit për të sjellë frymën e integrimeve evropiane. Nismat rajonale po ngecin për shkak se mungon njohja e Kosovës nga Serbia. Njohja do bënte që vendet të bashkëpunonin më shumë. Nuk mjafton vetëm tregu i përbashkët por që vlerat e BE-së të vendosen në raportet mes shteteve. Në fund dhashë një propozim si mund të ecim para. Kjo është marrëveshje e tregut. Për të organizuar samite të përbashkëta çdo tre vjet dhe në fund të kësaj dekade të ishim të gatshëm për integrim në BE. Ajo që është më e rëndësishme është së Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës për të pranuar aktualitetin real”, ka thënë Kurti, duke shtuar se Qeveria e Kosovës dhe Ajo e Shqipërisë do të kenë komunikim të dendur e strategji të përbashkët në shumë fusha, jo vetëm në ato të politikës së jashtme. “Serbia duhet të shkëputet duke u distancuar nga regjimi i Millosheviqit, duke qenë se nuk ka zgjedhje tjetër, veçse ta njohë pavarësinë e Kosovës. Pavarësia e Kosovës nuk është e mirë vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë, se po mban edhe veten peng. Para 13 vjetëve Kosova e ka shpallur pavarësinë nga Serbia”.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •