Britani, ministria i ofron mbështetje policisë pasi dhjetëra oficerë dorëzuan armët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndihma ushtarake iu ofrua autoriteteve civile të policisë pas akuzës se një oficer qëlloi me armë zjarri 24-vjeçarin me ngjyrë Chris Kaba

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe ofroi mbështetje ushtarake për Policinë Metropolitane në Londër pasi dhjetëra oficerë dorëzuan lejet që u mundësojnë atyre të mbajnë armë zjarri, transmeton Anadolu.

Më shumë se 100 oficerë policie kanë dhënë dorëheqjen pasi një oficer policie në Londër u akuzua për vrasjen e një 24-vjeçari me ngjyrë të paarmatosur, Chris Kaba, javën e kaluar, raportoi BBC, duke cituar një burim të paidentifikuar.

Kaba u qëllua nga një oficer policie ndërsa ishte i paarmatosur më 5 shtator në Streatham, në jug të Londrës, pas një “ndjekjeje automjeti”. Oficeri, identiteti i të cilit mbrohet me ligj, do të paraqitet në gjykatë të enjten.

Komisioneri i Policisë Metropolitane, Mark Rowley përshëndeti revizionin e Zyrës së Brendshme për policinë e armatosur, duke bërë thirrje për reformë në mënyrën se si oficerët e policisë mbahen në përgjegjësi.

“Ekziston shqetësim nga ana e oficerëve të armëve të zjarrit se edhe nëse u përmbahen taktikave dhe trajnimeve që u janë dhënë, ata do të përballen me vite të tëra me procedura të stërzgjatura ligjore që ndikojnë në mirëqenien e tyre personale dhe të familjes së tyre”, tha ai në letrën e hapur për Sekretaren e Brendshme, Suella Braverman të dielën.

Pas zhvillimeve, Ministria e Mbrojtjes tha se mori një kërkesë për “Ndihmë Ushtarake për Autoritetet Civile” (MACA) nga Ministria e Brendshme që “të ofrojë mbështetje rutinë kundër terrorizmit për Policinë Metropolitane, nëse është e nevojshme”.

Sipas raportit të BBC, MACA i ofrohet policisë ose Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) në situata emergjente, ku ushtria më parë ka ndihmuar stafin mjekësor gjatë pandemisë së COVID-19 dhe mbulon stafin kufitar grevistë dhe paramedikët në 2022.

Share This Article