Sulmi ndaj Policisë së Kosovës/ Chollet: Palët t`i kthehen dialogut dhe të zbatojnë zotimet e Ohrit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka deklaruar se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, për sulmin terrorist serb të ditës së 24 shtatorit. Chollet ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës teksa ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e rreshterit Afrim Bunjakut.

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit shkruan në platformën‘X’se e të dyja palët duhet t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe të zbatojnë zotimet e Ohrit.

Biseduam me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për sulmin e tmerrshëm të së dielës në Kosovë. Dënojmë ashpër dhunën kundër Policisë së Kosovës; shpreha ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe të zbatojnë zotimet e Ohrit”, ka shkruar ai.

Mëngjesin e së dielës së 24 shtatorit, si pasojë e përplasjes me armë mes grupeve terroriste serbe dhe policisë së Kosovës mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Ndërsa pas reagimit të Policisë së Kosovës ndaj grupeve të armatosura serbe në Manastirin e Banjskës mbetën të vrarë tre agresorë ndërsa një tjetër u gjet i pajetë ditën e djeshme.

Share This Article