Pamjet ku Radoiçiç drejton serbët e armatosur në Banjskë, Stano: BE-ja s’nxiton të dal me përfundime bazuar në një video

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, në konferencë për media është pyetur rreth videos së publikuar të martën nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku është parë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç në Banjskë duke drejtuar një grup të personave të uniformuar e të armatosur.

Stano, në përgjigjen e tij ka refuzuar që të komentoj ato pamje, duke thënë se vendimet e BE-së nuk bazohen në një video.

“BE-ja nuk nxiton me vendime bazuar në një video”.

“Ne nuk nxitojmë të dalim me përfundime bazuar në një video apo në diçka që është postuar aty këtu. Hetimi duhet bërë plotësisht, që BE-ja të ketë pamje të qartë se çfarë ndodhi dhe kush është fajtor”, ka deklaruar Stano.

Ai ka thënë se ajo cfarë ka ndodhur të dielën e 24 shtatorit në Veri të Kosovës është “sulm terrorist”.

“Kemi pasur ndryshim shumë të madh të rëndësishëm, pas sulmeve terroriste të së dielës në veri të Kosovës. Për ne është me rëndësi që të bëhet hetim i plotë, të përfundohet hetimi.

Kur kemi pamje të plotë e të qartë nga hetimi se çfarë ka ndodhur, kush ishte prapa kësaj, kush është përgjegjës, atëherë do të marrim vendimet e nevojshme. Në këtë moment është me rëndësi të qartësohen gjitha faktet”, ka thënë Stano.

Share This Article