Jo rrallëherë prindërit përfundojnë në pranga për shkak të keqtrajtimit që ua bëjnë fëmijëve. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Për një rast të tillë, ka rënë në pranga sot një person në fshatin Osek Hylë në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që u arrestua po dyshohet për dhunë fizike ndaj vajzës së tij, pas një konflikti verbal që kishin pasur mes vete.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 17-vjeçare, e cila u rrah nga babai i saj, pasi kishte dalë nga shtëpia në mbrëmje pa dijeninë e tij dhe për pasojë e pësoi keq.
Si rezultat i denoncimit të rastit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe do të hetohet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.