Kreu i PRSD-së, Tito Petkovski sonte në emisionin “200” në Alsat tha se në Maqedoni nuk ka udhëheqës, por vetëm kryetarët të partive, të cilët vetëm duke përdorur njohuritë kolektive të anëtarësimit do të bëhen të suksesshëm.
“Partitë politike në Maqedoni janë parti të liderëve sepse ato funksionojnë në parimet e liderëve. Partia identifikohet me liderin. Ka të bëjë me fuqinë dhe aftësinë e liderit, nga e mira tek e keqja. Nuk është vetëm karakteristika jonë, por edhe e gjithë botës. Unë sinqerisht nuk shohë lider në Maqedoni, nga çka kam kuptuar, Maqedonia ka pasur vetëm një lider, ai është Kiro Gligorov, karakteri dhe vepra e tij. Të tjerët për mua janë krerë të partive politike. Një lider do të thotë udhëheqje, por gjithashtu do të thotë të parashikosh dhe të shikosh përtej horizontit, në të ardhmen, tha Petkovski./Alsat/