Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, bën me dije se Greqia i është përgjigjur kërkesës së Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Shqipërisë për të ndërhyrë në shuarjen e flakëve në Pishëporo të Fierit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Peleshi shkruan se Greqia ka dërguar një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrën e zjarrit.
“Greqia i është përgjigjur kërkesës së Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Shqipërisë me një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrën e zjarrit në Pishë Poro, në Fier.
Falenderojmë fqinjët tanë, për ndihmën në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile!”, shkruan Peleshi.