“Mbështetje Shqipërisë në procesin e afrimit me BE”, kryeministri kroat: Vendet e Evropës juglindore të përgatiten për anëtarësim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, në një konferencë me kreun e qeverisë Rama në Zagreb deklaroi se “i ofrojmë mbështetje të thellë Shqipërisë në procesin e afrimit me BE”.

Ai theksoi se “vendet Evropës juglindore, në aspektin ekonomik dhe institucional duhet të jenë të përgatitura për anëtarësim në BE”.

“Raportet tona janë shumë të mira, janë cilësor, miqësore dhe të avancuara, Kroacia i ofron mbështetje të thellë Shqipërisë në procesin e afrimit me Bashkimin Europian. Jemi një prej vendeve të BE që avokon për një rrugë të drejtë të Shqipërisë drejt BE.

Është e rëndësishme që vendet Evropës juglindore, në aspektin ekonomik dhe institucional të jenë të përgatitura për anëtarësim në BE. I gëzohem avancimit të bisedimeve dhe vizitës së shpejtë në Tiranë”, tha ai.

Share This Article