Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj ditën e sotme ka reaguar rreth deklaratave ofenduese që aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo bëri kundrejt saj.
Përmes një reagimi në Instastory ajo shkruan se nuk është fyer as ajo, as familja e saj nga humori denigrues i Albanos sic e quan ajo sepse thotë se “kemi vite e vite që jetojmë realitetin e hidhur të showbizit shqiptar e tashmë jemi imun ndaj tij.”
Ajo tha se fjalët dhe ofendimet që aktori i ka thënë nuk kanë ofenduar vetëm atë apo vllain e saj, Alban Ramosaj, por sipas saj ai ka lënduar të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare.
Ofendimet, cënimi i dinjitetit dhe moralit, e mbi të gjitha shpifjet nuk janë vese të cilat më karakterizojnë. Por
ndryshe nga unë, zotëria Albano Bogdo i zotëroka këto vese dhe i shfaq ato gjithë krenari duke i fshehur nën petkun e “komedisë satirike”. Por, unë doja t’i thoja që me ato fjalë denigruese dhe të pavërteta nuk më ka lenduar mua, as vëllain e as familjen time nëse ky ka qenë qellimi tij, sepse kemi vite e vite që jetojmë realitetin e hidhur të shoëbizit shqiptar e tashmë jemi imunë ndaj tij. Me këtë qëndrim ti ke lënduar vajzat e gratë shqiptare që kërkojnë inspirim e shpresë në Shqipëri! Ti me këtë që bën e mbyt atë dhe tregove dhe njëherë injorancën e mashkullit shqiptar që do të ngrej veten duke ulur femrën! Sa për kontributin tonë në muzikë, zotërisë në fjalë do t’i duhet të kthehet shumë prapa në kohë nëse vërtetë do të analizoj nga fillimi se cfarë arti i kemi dhënë unë dhe vëllai im, Albani, muzikes shqipetare. Ndërsa për të tjerat, masa ligjore po merren.
P.S. E vlerësoj mbështetjen e jashtëzakonshme që më keni
dhënë mua dhe famijes time këto ditë. Ju falenderoj të gjithëve!”