ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer 6 hours ago
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe 6 hours ago
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite 10 hours ago
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore 10 hours ago
Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj 10 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Technologji

Masakra me 6 viktima në Greqi, arrestohen 2 shtetas turq si autorë të dyshuar

albnews by albnews
4 October, 2023
in Technologji
0
Masakra me 6 viktima në Greqi, arrestohen 2 shtetas turq si autorë të dyshuar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dy turq janë arrestuar me dyshimin se janë  përfshirë në të shtënat me armë nga një bandë ndaj gjashtë turqve të tjerë në Greqi muajin e kaluar. Kjo u bë e ditur nga autoritetet greke të mërkurën.

Policia tha se gjashtë turq u vranë në një pritë me makinë më 11 shtator jashtë Athinës, të cilët besohet se kanë qenë anëtarë të një grupi ndërkombëtar kriminal. Ata kishin bërë një ndalesë të shkurtër në Greqi rrugës për në Turqi.

RelatedPosts

Hapet Ekspozita Botërore e Industrisë Inteligjente 2025

Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë

SHBA/ Pas vetëvra*jes së 16-vjeçarit, OpenAI shton mjete kontrolli prindëror tek ChatGPT

Të shtënat masive të kësaj natyre janë praktikisht të padëgjuara në Greqi. Autoritetet dyshuan që në fillim se ngjarja kishte lidhje me organizata kriminale me bazë të huaj.

Një deklaratë e policisë tha se një nga dy të dyshuarit e arrestuar ishte marrë me rregullimin e qëndrimit të viktimave në Greqi, planet e tyre të udhëtimit për në Turqi, por dyshohet se ai i çoi ata në pritën fatale në qytetin bregdetar të Artemidës.

Gjashtë personat u sulmuan në makinën e tyre ndërsa po udhëtonin për në aeroportin e Athinës. Policia tha se vrasësit kishin qëlluar nga një distancë e afërt.

Artemida është një qytet rreth 20 kilometra në lindje të Athinës dhe afër aeroportit.

Një i dyshuar, një burrë 32-vjeçar, u arrestua në aeroport disa orë pas të shtënave para se të mund të hipte në një fluturim për në një ishull lindor të Detit Egje, afër bregdetit turk. Të martën, tha policia, kishte arrestuar edhe një 28-vjeçar në Athinë.

Arrestimet u bënë të mëndura falë bashkëpunimit me shërbimin sekret grek dhe skuadrën kundër terrorizmit, tha policia, por edhe nga shkëmbimet e informacionit me autoritetet nga vende të tjera.

Ngjarja

Gjashtë personat u qëlluan për vdekje në një rrugë të izoluar me 11 shtator 2023 rreth orës 18:30, ndërsa po udhëtonin me një makinë blu me targa gjermane. 

Pesë nga viktimat u gjetën të vdekur brenda automjetit dhe i gjashti, që besohet se ishte drejtuesi, ndodhej jashtë tij.

Asnjë nga gjashtë viktimat, nuk ishte me precedent penalë në Greqi. Por mediat turke publikuan emrat dhe fotot e gjashtë personave që mbetën të vrarë në Greqi.

Sipas raportimeve nga mediat turke, thuhej se ata i përkisnin një bande vrasësish të njohur si Dalton, të udhëhequr nga kryemafiozi turk Baris Boyun, që ndodhet në arrati.

Mes të vdekurve është edhe Doruk Ersu Buyuktudus, një nga njerëzit më të afërt të Buyun, i cili kishte qenë i burgosur në Itali për një kohë të caktuar.

Abdurrahman Tekru, Ozkan Kaan Tozlu, Baris Cagan, Omer Kanza dhe Burak Tahmaz janë personat e tjerë të vrarë, sipas  gazetës Milliyet.

Sipas të njëjtit burim, pas vrasjes në një llogari Tik Tok e quajtur “banda e Red Kit”, u ngarkua një video dhe foto duke thënë se “ne morëm hak”. Madje, gazeta raporton se autoritetet greke kanë kontaktuar me ato turke për të vërtetuar nëse postimet në fjalë ishin të vërteta.

Grupi i turqve banonin në një shtëpi të fshehtë në Lutsa, shumë afër vendit ku u vranë. Në fillim, mediat greke raportuan se dyshohej se të vrarët ishin shqiptarë, por më pas u tregua se bëhej fjalë për shtetas turq, me dokumenta franceze.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

14 September, 2025
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14 September, 2025
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

14 September, 2025
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result