SKANDAL në Tiranë/ Mësuesja tërheq zvarrë nxënësen prej flokësh (EMRI)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“E di krejt shkolla. I gjuan me vizore i kap për flokësh i gjuan në shpullë mbrapa kokë kur nuk kanë mendjen vajzat dhe djemtë”

Një rast i paprecedentë mësohet të ketë ndodhur në shkollën e mesme shtetërore “Alush Bardhi” në Farkë të Madhe. Nuk dihet nëse është bërë në formë shakaje, por sipas rrëfimeve të nxënësve, mësohet se mësuesja kujdestare e lëndës gjuhë-letërsi Rezarta Shehi i dhunon në mënyrë të vazhdueshme.

Në një video të qarkulluar në rrjete sociale shihet se si mësuesja ka kapur për flokësh nxënësen 16-vjeçare, për shkakun se ajo ishte vonuar për të hyrë në orën e mësimit.

“Vajza tentoi te futej ne 5-minutësh. Ene i thonte sa her t kam thon mos hajde me vones ju e boni kastile me m acaru mu”,-rrëfejnë nxënësit. Ndër të tjera ata kanë thënë se për episodet e saj të dhunës është e gjithë shkolla në dijeni.

“E di krejt shkolla. I gjuan me vizore i kap për flokësh i gjuan në shpullë mbrapa kokë kur nuk kanë mendjen vajzat dhe djemtë”, -përfundon rrëfimi

Share This Article