Presidentja e Kosovës, Vjosa osmani i ka bërë të ditur kryediplomatit të BE-së Josep Borrell se Serbia ka shkelur marrëveshjen e 27 shkurtit, që parashikon mospërdorimin e forcës. Ndërsa kryeministri Kurti deklaroi se sulmi i Banjskës u ndërmor me dijeninë e Vuçiç. Sipas tij Radojçiç, veproi si Proigozhin i Putinit të vogël në Beograd.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për shkeljen e nenit 3 të marrëveshjes së 27 shkurtit. Këtë qëndrim Osmani ia ka bërë të ditur kryediplomatit të BE Josep Borrell gjatë një takimi që pati me gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës.
Në një postim në rrjetet sociale Osmani thotë se marrëveshja parashikon detyrimin për t’u përmbajtur nga përdorimi i forcës, gjë që Serbia, sipas presidentes, e ka shkelur me sulmin e armatosur më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë efektivi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe tre anëtarë të grupit terrorist.
Ndërsa kryeministri Albin Kurti në një intervistë për Sky Neës thotë se duke e njohur qëllimin e Serbisë ndaj Kosovës, është mirë që vendi të përgatitet për tentativa të ngjashme si në Banjskë në të ardhmen. Kurti ka bindje se sulmi i 24 shtatorit nuk ka ndodhur pa dijeninë e presidentit serb. Lidhjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç me Milan Radoiçiqin që mori përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur, e krahason me atë të presidentit rus me ish-shefin e Ëagnerit, Yevgeny Prigozhin.
“Milan Radoiçiq, Prigozhini i vogël, sepse Putini i vogël në Beograd, Vuçiçi, ka Prigozhinin e tij të vogël në malet që e rrethojnë Kosovën. Ai e pranoi se e organizoi këtë sulm terrorist”, ka thënë Kurti.
Sipas tij nuk ka asnjë mundësi që sasinë e madhe të armatimit të rëndë që grupi i serbëve e kishin në Banjskë, ta merrnin pa përkrahjen e Serbisë dhe se të gjitha municionet e sekuestrtua në vlerë 5 mln euro janë prodhuar në fabrika serbe.
Ndërkaq BE-ja ka deklaruar se po pret hetimin e plotë të ngjarjes para se të marrë ndonjë vendim. Institucionet e Kosovës vazhdimisht kanë kërkuar që Serbia të sanksionohet, pasi ka dëshmi se ajo qëndron pas sulmit.